A2 CNN sjell videon e sherrit që u bë zanafillë për vrasjen e dyfishtë në Velipojë

Nga A2 CNN
20 Gusht 2024, 20:57 | Kronikë

A2 CNN ka siguruar pamjet e sherrit nga ku e ka zanafillën ngjarja e rëndë që tronditi Velipojën një natë më parë.

Në video shihet se ka pasur një konflikt që ka nisur fillimisht me biseda, e më pas ka kapërcyer në konfrontim fizik. Sherri mes të pranishmëve ka nisur në ambientet e hotel “Holiday”.

Sipas informacioneve tashmë publike edhe nga policia e Shkodrës, konflikti në fjalë ka ndodhur më 28 Qershor, por u bë shkak që vëllezërit Eduart dhe Gëzim Frroku të qëllonin me armë në drejtim të Arsid Hoxhës dhe Ersild Ishmit pas një muaj e gjysmë, duke i shkaktuar vdekjen.

Në fund të qershorit, një debat kishte shpërthyer mes kamerierit e kuzhinierit të lokalit dhe pronarëve të hotelit. Në bazë edhe të pamjeve filmike, personat fillimisht bisedojnë e më pas gjithçka eskalon në grushte e shkelma mes tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos