Kërcënoi me armë kuzhinierin e lokalit në Velipojë, shpallet në kërkim 33-vjeçari

Nga A2 CNN
30 Qershor 2024, 15:45 | Kronikë

Kërcënoi me armë kuzhinierin e lokalit në Velipojë,

Një 33-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi kërcënoi me armë zjarri kuzhinierin e një lokali në Velipojë.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër menjëherë pas njoftimit  të marrë se në një lokal në  fshatin Pulaj-Plazh, po ndodhte një konflikt, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.

Nga veprimet e shpejta rezultoi se në  lokalin me administrator shtetasin  E. F., kishte ndodhur një konflikt  i çastit mes shtetasve E. H., 20 vjeç, kamerier i lokalit  dhe shtetasit  A. F.,  33 vjeç, banues në Vaun e Dejës, kuzhinier i lokalit.  Në konflikt ishte përfshirë dhe shtetasi  E. I., 33 vjeç, banues në Shkodër, i cili kishte kanosur me armë zjarri pistoletë kuzhinierin e lokalit, shtetasin A. F.

Kërcënoi me armë kuzhinierin e lokalit në Velipojë,

33-vjeçari kur ka parë shërbimet e Policisë që po afroheshin te lokali, hodhi armën dhe u larguar  me shpejtësi ku vijon puna për kapjen dhe arrestimin e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet hetimore për sqarimin dhe dokumentimin e  plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos