Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mëngjesin e së dielës në oborrin e një banese në Divjakë.
Sipas policisë, lënda shpërthyese është hedhur rreth orës 04:30 në banesën e shtetasit R.M. në fshatin Shënepremte.
Nga shpërthimi nuk raportohen të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
(A2 Televizion)