Kishte mbjellë kanabis në mes të pyllit, kapet autori, procedohet kryeplaku

Nga A2 CNN
30 Qershor 2024, 10:05 | Kronikë

Kishte mbjellë kanabis në mes të pyllit, kapet autori, procedohet

Një persona ra në prangat e policisë së Dibrës, nën akuzën e kultivimit të bimëve narkotike.

Në kuadër të operacionit “Territor i pastër” u arrestua 36 vjeçari M.H. i cili kishte mbjellë dhjetëra bimë kanabisi në një zonë të pyllëzuar në fshatin Selishtë të Dibrës.

Bashkë me të u procedua penalisht dhe kryeplaku i fshatit si dhe një specialist i pyjeve për shpërdorim të detyrës.

Bimët narkotike u asgjësuan me djegie, teksa vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos