Përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare në kuadër të operacionit “Siguria detare”, kanë zhvilluar një operacion për bllokimin e mjeteve lundruese pa dokumentacionin përkatës apo që shkelin rregullat.
Kështu nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare ka bllokuar 27 mjete lundruese mes tyre 18 jet ski, 4 skafe dhe 5 gomone.
Sipas Policisë së Shtetit, 12 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë, 11 mjete nga Durrësi në Shëngjin dhe 4 mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë.
5 prej tyre u konstatuan nga shërbimet e Policisë Kufitare duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve u ndëshkuan secili, me masë administrative 100 000 lekë. (A2 Televizion)