Kërkoi lirim nga 41Bis, refuzohet kërkesa e të dënuarit përjetë Anterio Kaloshi

Nga Armand Bajrami
17 Shtator 2024, 14:06 | Kronikë

Kërkoi lirim nga 41Bis, refuzohet kërkesa e të dënuarit

Gjykata e Posaçme e Apelit refuzon kërkesën e të dënuarit përjetë, Anterio Kaloshi, për lirim nga regjimi i posaçëm i burgjeve 41Bis, raporton A2 CNN. Apeli vendosi të miratojë vendimin e Shkallës së Parë, duke lënë të pa ndryshuar regjimin në të cilin po vuan dënimin.

Anterio Kaloshi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Shkalla e Parë dhe Apeli i Posaçëm për ngjarjen e njohur si “masakra e Lushnjës” në vitin 2017 ku u vranë 2 vetë e u plagosën 2 të tjerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos