“Konfirmoni të dhënat, ose llogaria në Facebook mbyllet”, policia apel qytetarëve të mos mashtrohen nga këto mesazhe

Nga A2 CNN
16 Shtator 2024, 20:00 | Kronikë

“Konfirmoni të dhënat, ose llogaria në Facebook

Policia e kryeqytetit ka konstatuar mesazhe të maskuara si ato të kompanisë Meta Platforms, drejt numrave të telefonit, për konfirmimin e të dhënave në rrjetin social Facebook, të lidhura me shërbimin Facebook Ads. Sipas Policisë në këto mesazhe ku pretendohet verifikimi i llogarive në Facebook ose në të kundërt, llogaria do të mbyllet, kanë për qëllim orientimin e poseduesve drejt linqeve mashtruese.

“Konfirmoni të dhënat, ose llogaria në Facebook

“Mesazhet mashtruese kanë si synim orientimin e poseduesve të llogarive drejt linqeve mashtruese me qëllim marrjen në posedim të llogarive të personave të mashtruar, në mënyrë të padrejtë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Konfirmoni të dhënat, ose llogaria në Facebook

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë bën thirrje që “nëse jeni ose dyshoni se mund të jeni i prekur nga dërgimi i këtyre mesazheve, të paraqiteni pranë zyrave tona, si dhe këshillon që të mos kryeni asnjë veprim kundrejt këtyre mesazheve, të cilat mund të vijnë nga numra kryesisht të huaj”.

“Konfirmoni të dhënat, ose llogaria në Facebook

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos