
Gjatë kontrolleve fizike të kryera në IEVP-në e Fierit, në ambientet e dhomës së kontrollit, shtetasit Saimir Përpalaj iu gjet lëndë narkotike, e fshehur poshtë pjesëve intime.
Përpalaj ishte paraqitur për takim me të dënuarin Aleksandër Mehmetaj gjatë kohës që u zbulua lënda narkotike.
“Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasi S. P. ishte paraqitur për të zhvilluar një takim me të dënuarin e sigurisë së zakonshme A. M., i akomoduar në dhomën nr. 10, sektori 5, godina C. Në vijim të veprimeve procedurale, shtetasi S. P. u ndalua, u hartua dokumentacioni përkatës dhe u njoftua Prokuroria, si dhe Specialisti i SHKBB-së, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme ligjore”, thuhet në njoftim, raporton A2CNN.
Vijon kontrolli i plotë për sende të ndaluara, në kuadër të masave të sigurisë dhe verifikimeve procedurale. (A2 Televizion)