Mbeti i plagosur në atentatin në Lezhë, përmirësohet gjendja shëndetësore e berberit 30-vjeçar

Nga Igli Çelmeta
3 Shkurt 2026, 11:02 | Kronikë

Mbeti i plagosur në atentatin në Lezhë, përmirësohet

Përmirësohet gjendja shëndëtësore e berberit 30-vjeçar që mbeti i plagosur aksidentalisht në atentatin në Lezhë.

Fatmirësisht mëngjesin e sotëm 30-vjeçari Sokol Daci ndodhet në gjendje më të mirë shëndetësore se sa ditën e djeshme. Është koshient, por, vazhdon i intubuar në reanimacion. Ka probleme abdominale, i stabilizuar per momentin. 

Sipas bluzave të bardha, plagët e shkaktuara në pjesën e barkut, janë ata të cilat e rëndojnë më shumë gjendjen e të plagosurit.

I riu ka marrë katër plumba në trup. Ai ishte "viktimë" e pafajshme e ngjarjes pasi ndodhej në vendin e tij të punës, në berberhanen në Rrilë të Lezhës. Ai së fundmi ishte bërë edhe prind dhe është baba i një fëmije 7-muajsh.

Lidhur me ngjarjen policia e Lezhës shpalli në kërkim 4 persona, tre të rinj nga fisi Ndoka dhe Merando Nikulajn që dyshohet se ishte shënjestra e atentatit dhe ndodhej brenda në berberhane, i shoqëruar nga polici me iniciale B.K. i cili u ndalua me urdhër të prokurorisë për veprën penale të "shpërdorimit të detyrës".

A2CNN mëson se Merando Nikulaj ka qenë bashkë me policin me iniciale B.K. duke darkuar dhe pasi kanë përfunduar darkën kanë shkuar në Rrilë për t'u qethur. Dyshohet se autorët të cilët kanë qenë me dy automjete, një “Audi” dhe “Passat” i kanë vëzhguar dhe kanë ndjekur lëvizjet e tyre deri kur kanë mbërritur në berberhane dhe më pas ka ndaluar duke zbrituar nga makinat.

Dy kanë qëlluar me armë zjarri. Ndërkohë ka pasur edhe shkëmbim zjarri, polici në berberhane është kundërpërgjigjur, por brenda në berberhane është gjetur një çantë krahu me një krehër brenda, por ishin hequr kartat e identitetit. Ka dyshime për një armë të dytë të përdorur nga personat që ndodheshin brenda në berberhane.

Shkaqet e ngjajres dyshohet një konflikt midis të rinjve të fisit Nikulaj dhe Ndoka të ndodhur në 9 mars 2025 në Shëngjin. Ngjarja e cila asokohe nuk u hetua siç duhet nga policia dhe zyrtarisht deklaroi se ishte aksident me motor dhe makinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos