Ekskluzive- Tentuan të heqin përgjuesin në banesën e Erjon Llapushit, Policia procedon detektiven private dhe një person tjetër

Nga Igli Çelmeta
3 Shkurt 2026, 11:15 | Kronikë

Ekskluzive- Tentuan të heqin përgjuesin në banesën e Erjon

A2 CNN mëson ekskluzivisht se Policia e Shtetit ka proceduar një detektive private dhe një person tjetër, pasi tentuan të heqin përgjuesit në banesën e familjes së Erjon Llapushit në Pogradec.

Erjon Llapushi është një ndër 5 personat më të kërkuar nga Policia e Shtetit.

Një dedektive private ka shkuar në banesën e familjes së Erjon Llapushit dhe dyshohet se ka kontrolluar në banesë nëse policia ka vendosur përgjues me qëllim për t'ia hequr.

Një person tjetër i cili po ashtu është proceduar dyshohet se i ka gjetur dedektiven private familjes Llapushi dhe kjo e fundit ka shkuar në banesë për të parë nesë ka përgjues të vendosura nga organet e hetimit.

Policia ka referuar materialet në prokurori dhe e akuzon dedektiven private për veprën penale të "pengimit të zbulimit të së vërtetës".

Kush është i shumëkërkuari i policisë Erjon Llapushi i cili kërkohet prej 5 vitesh.

Tetor 2021 vrau kamarierin në Elbasan

Erjon Llapushi është autori i krimit makabër në një lokal në Elbasan, më 2 tetor 2021. Llapushi kapi nga fyti kamarierin Gazment Kurmaku për një tavolinë, fillimisht e kërcënoi me një thikë, e më pas e goditi dhunshëm, duke i shkaktuar edhe vdekjen.

Më 17 korrik të 2024, Prokuroria e Elbasanit kërkoi 20 vite burg në total për Llapushin për veprën penale "vrasje me dashje".

Më parë, Llapushi është akuzuar dhe dënuar për armëbjatje pa leje, plagosje, tentativë për vrasje, Shtrëngim për dhënien e pasurisë dhe transportim të emigrantëve të paligjshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos