Një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike është goditur nga policia në qytetin e Vlorës.
Një 17-vjeçar, banues në Vlorë, u kap në flagrancë nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, teksa shpërndante lëndë narkotike në lagjen “Pavarësia”, shkruan A2 CNN.
Policia kishte marrë informacion nga inteligjenca policore për aktivitetin kriminal të të miturit. Pas një kontrolli personal, efektivët i gjetën dhe sekuestruan 57 doza droge, të ndara gati për shitje — konkretisht 39 doza cannabis sativa dhe 18 doza kokainë. (A2 Televizion)