Zbulohen parcela me 1800 rrënjë kanabis në Bulqizë

Nga A2 CNN
10 Qershor 2025, 12:25 | Kronikë

Zbulohen parcela me 1800 rrënjë kanabis në Bulqizë

Policia e Bulqizës, si rezultat i kontrolleve në malin e fshatit Okshtun evidentoi një parcelë me rreth 1800 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike të llojit cannabis sativa.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë u arrestua në flagrancë shtetasi A.K., 19 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Në vijim të operacionit u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi A.Z., 21 vjeç, banues në Fushë-Krujë, bashkëpunëtor me të arrestuarin.

Fidanët dhe bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies, ku një pjesë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për kapjen e personit të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos