Një konflikt me armë zjarri ka ndodhur në Kamëz mes disa personave që më pas ka përfunduar në të shtëna me armë zjarri.
Sipas burimeve të A2 CNN mësohet se një person në sherr e sipër ka qëlluar me armë në ajër. Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.
A2 CNN mëson se sherri ka ndodhur për motive të dobëta në zonën e Institutit, ndërsa autori është kapur nga policia. (A2 Televizion)