Konflikti për dritat e gjata që i mori jetën biznesmenit italian, A2 CNN siguron dëshminë e autorit

Nga Igli Çelmeta
17 Tetor 2025, 09:58 | Kronikë

Konflikti për dritat e gjata që i mori jetën biznesmenit italian,

A2 CNN siguron dëshminë e autorit të vrasjes së biznesmenit italian në Salari të Tepelenës.

48-vjeçari Kamber Sulçe ka deklaruar se ka qenë i vetëm duke lëvizur me automjet dhe është konfliktuar për dritat e gjata të makinës me Gazment Braçin dhe personat e tjerë që ishin me të.

Sulçe pretendon se e kanë dhunuar dhe se e kanë qëlluar ata të parët dhe më pas është larguar me makinë ku ka marrë armën dhe ka nisur t'i qëllojë.

Sulçe ka deklaruar se ka qenë i dehur kur ka ndodhur ngjarja. Madje ka dhënë dëshmi në polici edhe një dëshmitar, i cili atë natë ka konsumuar alkool me Sulçen dhe se ky i fundit kur ishte i dehur humbiste kontrollin, shkruan A2 CNN.

Sipas policisë, ai njihet si një person problematik në zonë kur konsumonte alkool. Policia e ka marrë me rezerva dëshminë e tij pasi nuk është provuar që pala tjetër e ka dhunuar dhe të ketë qëlluar me armë.

Gjatë kohës që ishte shpallur në kërkim 48-vjeçari ka qëndruar i fshehur në stane në male. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos