Kontrollet nga toka dhe nga ajri, asgjësohen 14 209 fidanë dhe bimë kanabisi në veri të vendit

Nga A2 CNN
5 Korrik 2024, 09:58 | Kronikë

Kontrollet nga toka dhe nga ajri, asgjësohen 14 209 fidanë dhe

Të paktën 14 209 fidanë dhe bimë kanabisi janë asgjësuar në veri të vendit në sajë të kontrolleve nga toka dhe nga ajri.

Siç bëhet e ditur, në Njësinë Administrative Shalë janë administruar 10 777 bimë dhe fidanë kanabisi, në Malësi të Madhe, në Njësisë administrative Kelmend 2464 bimë, në Qelzë, 193 bimë, dhe në Fierzë 775 bimë cannabisi.  

Policia njofton se operacioni do të vijojë si nga ajri ashtu edhe nga toka. Ndërkaq, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës po kryhen hetime për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët e këtyre rasteve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos