Zjarri në Dhërmi, Ministria e Mbrojtjes, thirrje qytetarëve: Shmangni kalimin në Qafën e Llogarasë

Nga A2 CNN
4 Korrik 2024, 19:27 | Kronikë

Zjarri në Dhërmi, Ministria e Mbrojtjes, thirrje qytetarëve:

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile I bën thirrje qytetarëve, që për shkak të zjarrit në përmasa të mëdha në Dhërmi, të shmangin kalimin nga Qafa e Llogarasë.

“Për shkak të situatës së krijuar nga zjarri i rënë në qafën e Llogarasë, në një sipërfaqe me shkurre e barishte dhe që ka shkaktuar tym, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të shmangin kalimin në këtë rrugë. Forcat zjarrfikëse dhe të emergjencave janë duke punuar për të vënë në kontroll situatën.

U bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të ndjekin udhëzimet e Policisë së Shtetit dhe emergjencave civile për lëvizjen e tyre, në mënyrë që të lejohen mjetet dhe efektivët të punojnë për shuarjen e zjarrit”, njofton Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos