Korçë, ankesa e banorëve: Godina e braktisur kthehet në kosh gjigand mbetjesh

Nga Gazment Janku
5 Gusht 2026, 14:01 | Kronikë

Një bllok banimi me ndërtesa të reja, por me problematika të vjetra, që jo vetëm shqetësojnë, por përbëjnë edhe rrezik për jetën e banorëve, veçanërisht të fëmijëve.

Banorët e Lagjes 18 në Korçë janë detyruar të kërkojnë edhe ndihmën e medias për problemet që nuk kanë mundur t’i zgjidhin më parë përmes kërkesave drejtuar bashkisë.

Ata ankohen si për ambientet e një godine të braktisur, e cila është kthyer në një burim infeksioni, ashtu edhe për mungesën e mirëmbajtjes së ambienteve të gjelbërta.

Të pyetur jashtë kamerave, burime pranë Bashkisë së Korçës kanë shprehur gatishmërinë për të gjetur një zgjidhje, si për vaditjen e lulishteve, ashtu edhe për marrjen e masave për pastrimin dhe dezinfektimin e godinës së vjetër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos