Korrupsion në zgjedhje, Apeli i Posaçëm dërgon në qeli kryebashkiakun e Rrogozhinës

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2026, 13:44 | Kronikë

Apeli i Posaçëm dërgon në qeli Edison Memollën, kryebashkiakun e Rrogozhinës.

Apeli ka lënë në fuqi dënimin me 1 vit burg ndaj kryebashkiakut, të fajësuar nga GJKKO për "korrupsion aktiv në zgjedhje".

Sipas SPAK, Memolla ka ndikuar tek një elektriçist për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim për të votuar në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 6 mars 2022.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos