Erion Veliaj mbetet në burg, Apeli i Posaçëm nuk pranon kërkesën për garanci pasurore

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2026, 15:06 | Kronikë

Erion Veliaj mbetet në burg, Apeli i Posaçëm nuk pranon

Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të mos pranojë kërkesën e Kryetarit të Bashkisë, Tiranë, Erion Veliaj, për të lënë qelinë, raporton A2 CNN.

Veliaj kishte kërkuar zëvendësimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” me një masë sigurimi më të butë si “Garancia pasurore” ose “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Por pretendimet e tij u rrëzuan nga Gjykata. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos