Zbardhet djegia e qëllimshme e dy automjeteve në Pogradec, pranga zjarrvënësit, në kërkim porositësi

Nga A2 CNN
1 Mars 2026, 11:05 | Kronikë

Zbardhet djegia e qëllimshme e dy automjeteve në Pogradec, pranga

Policia e Pogradecit ka zbardhur djegien e qëllimshme të dy automjeteve, të ndodhura më 28 dhjetor 2025 dhe 26 shkurt 2026, në lagjen nr.1 të këtij qyteti.

A2 CNN raporton se në pranga është vënë 38-vjeçari Julian Troka, i cili dyshohet si zjarrvënësi, ndërsa është shpallur në kërkim porositësi Eno Flamuraj.

Sipas hetimeve, dyshohet se ata kanë vepruar në bashkëpunim për djegien e automjeteve në pronësi të shtetasve A.M. dhe E.M.

Po ashtu, është proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe një 21 vjeçar nga Korça për moskallëzim krimi.

Njoftimi i policisë Pogradec

Finalizohet operacioni policor i koduar “The last fire”.

Zbardhen djegiet e qëllimshme të dy automjeteve të ndodhura në qytetin e Pogradecit, njëra prej tyre kryer në muajin dhjetor dhe tjetra 3 ditë më parë.

Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar dhe shpallet në kërkim porositësi i zjarrvënieve.

Procedohet penalisht edhe një 21-vjeçar, për moskallëzim krimi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të punës intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të ndodhura më datë 28.12.2025 dhe 26.02.2026, në qytetin e Pogradecit, ku u dogjën dy automjete, organizuan punën për të sqaruar rrethanat dhe për të identifikuar dhe vënë para përgjegjësisë ligjore përgjegjësit e këtyre ngjarjeve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “The last fire”, u identifikua dhe u vu në pranga shtetasi J. T., 38 vjeç, si dhe u shpall në kërkim porositësi shtetasi E. F., 38 vjeç, banues në Korçë.

Këta dy shtetas në bashkëpunim mes tyre, jane autorë të dyshuar të dy ngjarjeve të lartpërmendura, të ndodhura në periudha të ndryshme kohore, ku në lagjen nr.1, Pogradec, u dogjën me zjarr automjetet në pronësi të shtetasve A.M., dhe E. M.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin J. L., 21 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos