Kryemadhi me një unazë në dorë para SPAK: Po bëj gati skenarin për filmin e radhës

Nga A2 CNN
29 Korrik 2025, 13:27 | Kronikë

Kryemadhi me një unazë në dorë para SPAK: Po bëj gati

Monika Kryemadhi u paraqit ditën e sotme në SPAK ku u komunikua mbyllja e hetimeve në lidhje me akuzat e dosjes Meta për të cilën ajo dhe nëna e saj janë marrë të pandehura. Por para se të hynte në SPAK, Kryemadhi u shfaq para gazetarëve me një unazë në dorë dhe nuk kurseu batutat me ta. Ajo tha se po bën gati skenarin për filmin e radhës.

“Sapo e gjeta aty. Është me rubin, guri im i fatit. Do e çoj në SPAK ose do të paguaj avokatin me këtë. Do e ketë hedhur ndonjëra që është zënë dhe ka thënë nuk e dua unazën tate. Po bëj gati skenarin për filmin e radhës”.

E pyetur nga gazetarët për mbylljen e hetimeve Kryemadhi tha se nuk është dakord por do të vijojë procedurat në gjykatë.

“Sot njihemi me mbylljen e hetimeve. Ne nuk jemi dakord do ta firmosim që të shkojmë në gjykatë dhe brenda 10 ditësh do të bëjmë memo. Nuk pyetem, 7 herë ë kanë thirrur dhe nuk përgjigjem nuk bashkëpunoj me ta. Do flas në gjykatë. Është një procedurë që duhet bërë. Ata do bëjnë lojën e tyre ne do të bëjmë lojën tonë. Unë e shoh veten time tabelë qitje për denoncimin e inceneratorëve”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos