Kryemadhi në SHBA, Berisha në Gjermani, i bëjnë “bisht” SPAK-ut

Nga Armand Bajrami
3 Shkurt 2025, 10:14 | Kronikë

Deputetja Monika Kryemadhi kishte detyrim të paraqitej në SPAK sot në zbatim të masës "detyrim për paraqitje", por nuk do të paraqitet.

Gjatë javës së shkuar SPAK ka miratuar kërkesën e Kryemadhit për të mos u paraqitur, për shkak të një udhëtimi të saj në SHBA, shkruan A2 CNN.

Po sot në SPAK, si e hënë e parë e muajit, duhet të paraqitej edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili po ashtu, ka marrë leje në SPAK për të mos u paraqitur për shkak të pranisë së tij në kongresin e CDU në Gjermani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos