
Ish-Presidenti Ilir Meta ka mbërritur në sallën e gjyqit, duke u shfaqur në kafazin e xhamit, teksa përshëndeti publikun me dy gishtat lartë.
Ilir Meta ka bërë gjithashtu me duar simbolin e shqiponjës duke thënë fjalët: “Shqipëria e shqiptarëve”, raporton A2CNN.
Duke folur nga kafazi i qelqtë Ilir Meta tha se: “Procesi gjyqësor ndaj meje është i montuar".
Më herët avokatit Cakrani iu refuzua nga gjykata për arsye sigurie kërkesa që ish-Presidenti të mos mbahej në kafaz. Duke iu drejtuar gazetarëve avokati tha: “Ja e patë, nuk i referohet Sarkozisë, por rastit të një terroristi algjerian”.
Në sallë ndodhet edhe Monika Kryemadhi, e cila nuk ka përshëndetur Metën në kafaz, që nderkohë po nënshkruante dekladaten për lejimin e kamerave.
Pak minuta më parë ka nisur seanca e parë e gjyqit në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi dhe tre të bashkëpandehurve.
Në këtë proces Meta e Kryemadhi do të përballen me akuzat e "korrupsionit", "pastrimit të parave" dhe "fshehjes e mosdeklarimit të pasurisë".

(A2 Televizion)