Në mesnatë, një sasi tritoli është vendosur në portën e jashtme të banesës së shtetasit Tonin Qafa në Tiranë.
Si pasojë e shpërthimit, fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Sipas burimeve për A2 CNN, Tonin Qafa prej shumë vitesh ka jetuar në Amerikë dhe ka 3 muaj që është kthyer në Shqipëri.
Po ashtu, bëhet e ditur se në vitin 2009 atij i kanë vrarë një vëlla. Megjithatë dyshimet e policisë dhe hetimet janë përqendruar që ngjarja ka ndodhur për shkak të konflikteve mundshme të djalit të Tonin Qafës, i cili jeton jashtë vendit.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak.
Rreth orës 00:35, në rrugën “Besnik Hidri” në portën e jashtme të banesës të shtetasit T. Q, dyshohet se ka plasur një sasi lëndë plasëse.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. (A2 Televizion)