Shpërthim me tritol në Tiranë, çfarë raportohet

Nga A2 CNN
2 Prill 2025, 08:28 | Kronikë

Shpërthim me tritol në Tiranë, çfarë raportohet

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur pak pas mesnate në Tiranë.

Sipas burimeve për A2 CNN, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:35 minuta, në zonën e njohur si Bregu i Lumit.

Lënda plasëse është vendosur shumë pranë një restoranti dhe në derën e banesës së Tonin Qafa, shkruan A2 CNN.

Për pasojë është dëmtuar porta e shtëpisë së tij si dhe disa mjete të parkuara aty pranë, por fatmirësisht pa të lënduar në njerëz.

Policia është duke hetuar jo vetëm për identifikimin e autorëve por edhe për të përcaktuar se kush ishte objektiv, restoranti apo banesa.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak.

Rreth orës 00:35, në rrugën “Besnik Hidri” në portën e jashtme të banesës të shtetasit T. Q, dyshohet se ka plasur një sasi lëndë plasëse.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos