Bardh Spahia mbërrin në SPAK, largoi nga detyra administratorin e Ujësjellësit

Nga Armand Bajrami
2 Prill 2025, 09:21 | Kronikë

Bardh Spahia mbërrin në SPAK, largoi nga detyra administratorin e

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, mbërrin në Gjykatën e Posaçme për seancën paraprake ndaj tij.

Në këtë gjykim, SPAK kërkon kalimin në gjykim të Spahisë për veprën penale të "pengimit të ekzekutimit të vendimit të gjykatës".

Sipas SPAK, nga pozicioni i kryebashkiakut Spahia ka larguar nga detyra, M.M., administrator i Ujësjellës Kanalizime Shkodër dhe ka emëruar një person tjetër.

I pari ka kundërshtuar gjyqësisht këtë urdhër dhe gjykata ka pezulluar urdhrin e largimit deri në një vendim të formës së prerë. Por, referuar hetimit, edhe pse ka pasur dijeni për vendimin e Gjykatës Spahia ka emëruar një tjetër administrator. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos