Zhduket 22-vjeçarja shqiptare në Itali, mesazhet e fundit që ka shkëmbyer me shoqet

Nga A2 CNN
2 Prill 2025, 09:33 | Kronikë

Zhduket 22-vjeçarja shqiptare në Itali, mesazhet e fundit që ka

Prej disa ditësh, një 22-vjeçare shqiptare është zhdukur në Itali duke mos lënë asnjë gjurmë, shkruan A2 CNN.

Sipas mediave të huaja, familjarët kanë bërë denoncim në polici dhe kanë nisur një 'fushatë' në rrjete sociale për të njoftuar këdo që mund ta ketë parë.

Po ashtu sipas të afërmve, bëhet me dije se ajo u zhduk më 25 mars nga zona Furio Camillo ku jeton, në një apartament që ndante me disa shoqe.

Sipas raportimeve të mediave italiane, vajza, e cila është regjistruar në Fakultetin e Statistikave në Universitetin La Sapienza, ishte ndarë me të dashurin para se të zhdukej.

Gjithashtu bëhet e ditur se herët e fundit që ajo ka folur me shoqet e shtëpisë ka qenë në Whatsapp, kur kanë kuptuar se nuk është kthyer në banesë. Që prej atëherë, familjarët e saj nuk mund të lidhen me të në telefon, pasi rezulton i fikur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos