Ky është autori i atentatit të përgjakshëm në Shkodër

Nga A2 CNN
8 Shtator 2025, 10:36 | Kronikë

Ky është autori i atentatit të përgjakshëm në

Shkodra u trondit mëngjesin e kësaj të hëne nga një atentat në një lokal, në pedonalen “Kolë Idromeno”, që la të vdekur dy persona dhe dy të tjerë të plagosur.

Autori i ngjarjes së rëndë është identifikuar si Ragip Gila, një person me të kaluar kriminale, i cili u vu në pranga pranë lumit Kir pak minuta pasi realizoi atentatin, pasi më parë ishte aksidentuar me makinë gjatë ndjekjes nga policia.

Rakip Gila në vitin 2023 ishte arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Imazhi fals”, pasi banesa e tij ishte kthyer në një bazë të armatosur me mjete të përdorura zakonisht nga grupet kriminale.

Gjatë këtij operacioni policia sekuestroi 7 jelekë anti-plumb, 2 palë doreza, 3 maska, 2 paruke, municion luftarak, një kokore metalike, një armë gjahu dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Për këtë rast, Gila u procedua për disa vepra penale, përfshirë “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Sakaq në atentatin e përgjakshëm mbetën të vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa u plagosën  Erogen Vaso (vëllai i Denis Brajoviç) si dhe një kameriere që punonte në lokalin ku ishin ulur tre personat e mësipërm, 25-vjeçarja Meri Kaceri. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos