Tentavivë helmimi apo probleme me zemrën? Gazetari tregon se çfarë ndodhi Nuredin Dumanin

Nga A2 CNN
8 Shtator 2025, 09:21 | Kronikë

Tentavivë helmimi apo probleme me zemrën? Gazetari tregon se

Tentavivë helmimi ndaj të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, apo probleme me zemrën? Këto dyshime janë ngritur pas komplikacioneve shëndetësore të Nuredin Dumanit, i cili u dërgua me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" QSUT në Tiranë. Në studion e Dita Jonë në A2 CNN, gazetari Andi Bora tha se e vërteta duhet të dalë nga analizat, teksa sjell në vëmendje edhe tentativën e helmimit në burg të të penduarit tjetër të drejtësisë, Luftar Reçi.

“Nuredin Dumani një person që ka mbi supe një sërë vrasjesh, mund t’i ndodhë dhe është krejt normale, një figurë që mban mbi supe kaq shumë vrasjesh. Është mundur që në burgje familjarët sjellin ushqim në burg. Di që ka pasur një aritmi është dërguar me urgjencë në spital dhe i siguruar me forca policie. Ka qenë në reanimacion, janë kryer analizat. Ka pranuar që ka pasur dy ndërhyrje në zemër kohë më parë. Të penduarin tjetër të drejtësisë Luftar Reçi disa herë është tentuar helmimi i tij në burg. E vërteta duhet të dalë nga analizat nëse ka pasur toksinë brenda. Do të duhet hetuar kush e ka sjellë ushqimin nëse mund të kemi tentativë për helmim. Por nuk e besoj të gjithë na ndodh të helmohemi nga ushqimet”, tha Bora në A2 CNN.

Sipas tij Dumani i duhet drejtësisë, pasi ka ende shumë për të zbuluar, ndërsa thekson se siguria e tij në burg dueht të jetë shumë e lartë.

“Jam i bindur që kontrolli ushqimor ndaj tij duhet të jetë i lartë se ai ka ende për të rrëfyer. Ai ka rrëfyer vetëm një pjesë të gjërave. Mënyra si duhet të trajtohet nga aspekti i sigurisë duhet të jetë i lartë. Dje pasdite la reanimacionin nën masa të rrepta sigurie. Nuk dihet nëse është kthyer në qeli. Situata të lë të dyshosh, por nuk besoj se do të ishte momenti pas intervistës për eliminimin e tij”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos