Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku u qëllua me armë zjarri në një lokal në qendër të qytetit dhe si pasojë një person mbeti i vdekur dhe tre të tjerë të plagosur.
A2 CNN mëson se autori i ngjarjes, Ragip Gila, i cili u vu në pranga vetëm pak minuta pasi kreu atentatin ka braktisur në vendngjarje motorin e tij dhe është larguar me një makinë.
Autori është përfshirë edhe në një aksident gjatë ndjekjes nga policia, por ka arritur të kalojë deri tek shinat e trenit në shtratin e lumit Kir.
Sakaq tre të plagosurit janë identifikuar si Erogen Vaso, një kameriere dhe një i njohur i Vasos, ndërsa viktima është identifikuar si shtetasi Armando Pali. (A2 Televizion)