“Laert Haxhiu më kërkoi të vendosja tritol në Lushnjë”, zbardhet dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani

Nga A2 CNN
4 Qershor 2025, 13:32 | Kronikë

“Laert Haxhiu më kërkoi të vendosja tritol në

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, ka dhënë një dëshmi të detajuar për përfshirjen e tij në veprimtari kriminale të lidhura me grupin e strukturuar që dyshohet të jetë i drejtuar nga Laert Haxhiu. Në dëshminë e tij të siguruar nga A2 CNN, Tafani rrëfen se gjithçka nisi pas një takimi në Dajt, ku për herë të parë u përball me Laert Haxhiun dhe bashkëpunëtorët e tij.

“Për Laertin kisha dëgjuar vetëm në TV nëpër lajme, u nisëm për në Dajt. U ulëm tek një restorant. Laerti më mori jashtë, tha hajde flasim pak jashtë. Atë natë ndenjëm atje në Dajt morëm një tip suite. Unë u tremba në fakt se thashë pse më morën mua këta kur pashë Laert Haxhiun, më tha do të bëjmë ndonjë punë. Do te ndihmoj unë më ndonjë mall, por punë kështu transporti, punë të jashtëligjshme. Ai mesa duket e dinte që isha keq me lekët. Të nesërmen Laerti dhe Ligori ikën për në Korçë. Unë u takova me Klajdin dhe me Lulzimin dhe ikëm në Lushnjë. Gjatë rrugës më dhanë 500 euro, 500 të tjera mi dhanë mbas nja 2-3 ditësh”, tha Tafani, raporton A2 CNN.

Ai tregon se më pas, i kërkuan që t’i vendosë tritol një personi që nuk u kishte dhënë lekët në Lushnjë për t’i bërë presion, pasi nuk u kishte dhënë lekët. Në dëshminë e tij Tafani tregon se kishte bërë edhe planin.

“Në një takim tjetër më thanë të vendosja një tritol në Lushnjë, pasi i kishin dhënë mall njërit dhe ky si kishte dhënë lekët, donin t’ia bënin në formë presioni. I thashë dakord, çfarë ti thoja? Që nga dita e parë që i takova kishte një lloj presioni mbi mua s'di si tua shpjegoj. Rrugës kur zbritëm Laerti më dha 100 euro për shpenzime nafte. Unë e kisha lënë makinën në hyrje të Elbasanit, nisem për Lushnje me vendos tritolin. Kisha bërë dhe planin”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos