Prokuroria e Tiranës sekuestron 9000m2 tokë në Fushë-Prezë

Nga A2 CNN
4 Qershor 2025, 12:27 | Kronikë
Prokuroria e Tiranës sekuestron 9000m2 tokë në
Foto iluestruese

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë u sekuestruan 9000 m2 tokë arë në Fushë Prezë, raporton A2 CNN.

Vendimi është marrë në kuadër të hetimit mbi procedimin penal nr.2754 të vitit 2025 të regjistruar për ‘Mashtrim’ dhe ‘Pastrim i produkteve të veprës penale’, rezultoi se shtetasi A.T. arriti të përvetësojë nëpërmjet mashtrimit dhe shpërdorimit të besimit 9000m2 tokë dhe më pas e ka shitur për përfitime monetare, tha prokuroria.

Hetimet nisën pasi shtetasi M.D. kallëzoi në prokurori se toka arë e gjyshit të tij e përfituar me ligjin nr.7501, nuk figuronte më si pasuri e familjes së tij. Nga hetimet, u arrit në konkluzionin se kjo pasuri kishte kaluar në pronësi të shtetasit A.T. edhe pse pronarë kanë qenë e gjithë familja dhe pasuria nuk mund të shitej apo tjetërsohej, pa miratimin dhe pëlqimin e anëtarëve të tjerë të familjes bujqësore, të cilët kanë qenë pjesë e saj në vitin 1992.

Nga dokumentacionet e administruara, rezulton se shtetasi A.T. zotëronte këtë pasuri. I pyetur për blerjen, shtetasi A.T. ka dhënë dy versione për pasurinë, një herë se prona ka qenë e babait të tij dhe ai disponon dokumentacion të vjetër dhe më pas ka deklaruar se e ka blerë. Ndërkohë që nuk ka të dhëna se shtetasit e mësipërm kanë pasur aftësi paguese dhe burim për të paguar shumën e parave prej 62.203.500 leke apo (450.000 Euro) të paguar për blerjen e pasurisë. Këtë pasuri shtetasi A.T. ia dhuron në vitin 2016 shtetases B.V, e përfaqësuar me prokurë nga A.V. Ky shtetas shpjegoi se pasurinë e mësipërme e ka blerë në vlerën 100.000 Euro nga A.T.

Nga tërësia e hetimit, rezultoi se shtetasi A.T. ka mashtruar shtetasin H.D., duke i marrë pasurinë dhe duke e kaluar në pronësi të tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos