Lajm i mirë, riatdhesohet i riu shqiptar që ndodhej në rrezik në Sierra Leone

Nga A2 CNN
27 Mars 2025, 18:25 | Kronikë

Lajm i mirë, riatdhesohet i riu shqiptar që ndodhej në rrezik

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka siguruar riatdhesimin e një të riu shqiptar, i cili ndodhej në rrezik në Sierra Leone.

Përmes një njoftimi, MEPJ shkruan se kërkesa për ndihmë erdhi nga e ëma e 19-vjeçarit disa ditë më parë dhe sipas Ministrisë, nëpërmjet kanaleve diplomatike dhe me mbështetje të koordinuar me autoritetet vendase dhe partnerët ndërkombëtarë, u mundësua një reagim i shpejtë dhe i efektshëm.

Njoftimi i MEPJ:

Lajm i mirë: MEPJ siguron riatdhesimin e të riut shqiptar nga rreziku në Sierra Leone

Një histori shprese dhe angazhimi i përbashkët! Pas disa ditësh përpjekjesh intensive, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) e Shqipërisë ka arritur të realizojë me sukses riatdhesimin e një të riu shqiptar, i cili ndodhej në rrezik në Sierra Leone.

Kërkesa për ndihmë erdhi nga e ëma e 19-vjeçarit, F. T., disa ditë më parë, dhe MEPJ e mori menjëherë nën shqyrtim situatën. Nëpërmjet kanaleve diplomatike dhe me mbështetje të koordinuar me autoritetet vendase dhe partnerët ndërkombëtarë, u mundësua një reagim i shpejtë dhe i efektshëm.

Me përpjekjet e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Brendshme, operacioni u përmbyll me sukses brenda një periudhe të shkurtër, duke bërë të mundur që i riu të kthehej i sigurt dhe i shëndetshëm pranë familjes së tij.

MEPJ shpreh falënderimet më të sinqerta për të gjithë autoritetet që morën pjesë në këtë operacion dhe siguron se do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të palodhur për shtetasit shqiptarë, kudo që ndodhen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos