Një vatër zjarri është regjistruar mesditën e së premtes në zonën e Lazaratit në Gjirokastër.
A2 mëson se flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë rrezikuar disa banesa.
Ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë të mundur që vatra të izolohet.
Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta, ndërkohë që A2 CNN raporton se zjarrfikësit janë ende në gatishmëri për të mos lejuar që zjarri të riaktivizohet./A2 (A2 Televizion)