Lejuan një ndërtim 5 kate pa leje, arrestohet shefi i krimeve në Himarë

Nga A2 CNN
11 Gusht 2026, 09:51 | Kronikë

Lejuan një ndërtim 5 kate pa leje, arrestohet shefi i krimeve në

Pas ngjarjes së ndërtimit të një objekti pa leje në Himarë 5 katësh, i cili u shemb nga IKMT dhe veprimet e para proçedurale u kryen nga Policia e Shtetit dhe arrestuan në flagrancë poseduesin e ndërtesës.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të përgjegjësive të punonjësve të Policisë së Shtetit të përfshirë në këtë rast, ku konkretisht;

Nga hetimet e kryera deri më tani, rezulton se në këtë ngjarje është përfshirë zinxhiri komandues i strukturave policore të Komisariatit të Policisë Himarë, konkretisht janë katër punonjës të Policisë së Shtetit, ndaj të cilëve po procedohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, neni 248 i Kodit Penal.

                •             Emiljano Prenga, me detyrë Shef i Krimeve në Volum, Komisariati i Policisë Divjakë, më parë Shef i Krimeve në Volum, Komisariati i Policisë Himarë, i ndaluar.

                •             Klodian Petani, me detyrë Specialist i Hetimit të Krimeve, Komisariati i Policisë Vlorë, më parë Specialist i Hetimit të Krimeve, Komisariati i Policisë Himarë, i ndaluar.

                •             Ferit Merkaj, me detyrë Shef i Seksionit të Trafiqeve, DVP Vlorë, më parë Shef i Komisariatit të Policisë Himarë, i shpallur në kërkim.

                •             Redin Çaushaj, me detyrë SPZ, Komisariati i Policisë Himarë, i shpallur në kërkim.

Në vijim të veprimeve procedurale, dy prej punonjësve të shpallur në kërkim janë paraqitur dhe janë ndaluar me iniciativë, ndërsa dy punonjësit e tjerë nuk janë gjetur në banesat e tyre dhe, pavarësisht njoftimeve ende nuk janë paraqitur pranë strukturave përkatëse.

Për dy punonjësit e tjerë janë kryer procedurat për shpalljen e tyre në kërkim.

AMP vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe dokumentimin e përgjegjësive ligjore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos