Lëvizte i armatosur me pistoletë, 31-vjeçari arrestohet në Bulevardin “Zhan D’ark”

Nga A2 CNN
26 Janar 2026, 10:57 | Kronikë

Lëvizte i armatosur me pistoletë, 31-vjeçari arrestohet në

Forcat “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, finalizuan operacionin e koduar “Pasagjeri”.

Në kuadër të operacionit, u ndalua në bulevardin “Zhan D’ark”, automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin S. Z., 51 vjeç dhe me pasagjer shtetasin Kejdi Spaja, 31 vjeç. Nga kontrollet, 31-vjeçarit iu gjet në çantën e dorës, 1 armë zjarri pistoletë me municion, që posedohej pa leje.

Në përfundim të veprimeve procedurale, Spaja arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ndërsa shtetasi S. Z. u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos