“Partizani” pa praninë e kamerave, Gjykata refuzon kërkesën e mediave

Nga Armand Bajrami
26 Janar 2026, 10:44 | Kronikë

“Partizani” pa praninë e kamerave, Gjykata refuzon

Gjykata e Posaçme refuzoi kërkesën e bërë nga përfaqësues të medias për lejimin e kamerave dhe transmetim live të shqyrtimit gjyqësor të dosjes “Partizani”. Sipas gjykatës, prania e kamerave mund të ndikojë në ecurinë e procesit.

“Procesi ka një numër të lartë dëshmitarësh dhe transmetimi live mund të ndikojë tek dëshmitë e tyre dhe ta kthejë në debat publik çështjen”, arsyetoi gjykata.

Publiciteti i procesit ishte kërkuar edhe nga i pandehuri Jamarbër Malltezi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos