Një i ri është vënë në pranga në Elbasan pasi lëvizte me armë zjarri.
Siç bëhet e ditur, K. B., 21 vjeç u arrestua në fshatin Gjinar. Nga kontrolli që iu bë çantës së tij u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra dhe 30 fishekë luftarakë, të cilat i kishte në zotërim pa leje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
(A2 Televizion)