Lezhë, dy persona plagosen me sende të forta pas një konflikti të çastit

Nga Igli Çelmeta
12 Janar 2026, 14:05 | Kronikë

Lezhë, dy persona plagosen me sende të forta pas një konflikti

Rreth orës 12:30, në ambientet e një lokali në Lezhë, shtetasit Nikolin dhe Gergj Marku, 41 vjeç (kushërinj), dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasit Gëzim Ndoka, rreth 53 vjeç dhe Kevin Ndoka, rreth 20 vjeç (babë e bir).

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit Nikolin dhe Gergj Marku, të cilët pasi kanë marrë asistencën e nevojshme mjekësore, janë paraqitur në ambientet e Komisariatit, ku kanë pretenduar se babë e bir kanë qenë të armatosur.

Vijojnë kërkime intensive për kapjen e babë e bir, si dhe një grup i posaçëm hetimor po punon në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, për të zbardhur dhe dokumentuar të gjitha rrethanat e këtij rasti.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos