Lihet në burg i riu që u përfshi në aksidentin tragjik në Durrës

Nga A2 CNN
17 Janar 2026, 11:43 | Kronikë

Lihet në burg i riu që u përfshi në aksidentin tragjik

Lihet në burg i riu nga Fieri që u përfshi në aksidentin ku makina “fluturoi” nga Ura e Dajlanit dhe për pasojë humbi jetën një 18-vjeçare.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit dyshohet se po lëvizte me shpejtësi mbi 120 km/h dhe se paraprakisht kishte konsumuar alkool, shkruan A2 CNN.

Si pasojë e shpejtësisë së lartë, ai ka humbur kontrollin e automjetit në një kthesë, duke u përplasur me barrierat metalike mbrojtëse të urës, duke rënë prej andej te një dyqan lulesh poshtë mbikalimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos