
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) kanë zhvilluar kontrolle në një nga ambientet e kullës pranë Gjykatës së Lartë në Tiranë.
A2 CNN ka siguruar pamjet nga këto kontrolle, ku në terren duken forca të shumta të policisë që kanë rrethuar zonën, megjithëse ende nuk ka informacion mbi objektivat e këtij kontrolli.
Ndërkohë në orët në vijim pritet të dalin më shumë informacione mbi këto kontrolle. (A2 Televizion)