Lufta kundër kanabisit, Proda: Këtë vit u mboll më shumë drogë në shtëpi bari

Nga Xhensila Kodra
26 Nëntor 2024, 15:08 | Kronikë

Në një konferencë të përbashkët mes policisë shqiptare dhe asaj italiane, u bënë publike rezultatet e vitit 2024 lidhur me monitorimin nga ajri të territorit, në kuadër të luftës kundër kultivimit të bimëve narkotike. 

Kryepolici Ilir Proda tha se gjatë këtij viti janë asgjësuar 109 mijë bimë narkotike, 1 mijë bimë më shumë se vitin e kaluar. Sipas Prodës, këtë viti trafikantët kanë kultivuar më shumë kanabis në ambiente të mbyllura apo në shtëpi bari.

Zyrtari i lartë i Guardia di Finanza, Luigi Vinciguerra tha se gjatë vitit 2024, trafikantët kanë shpërqendruar kultivimin e bimës narkotike.

“Gjatë vitit 2024 është kontrolluar 48% e territorit. Këtë vit janë rritur orët e fluturimit dhe sipërfaqja e kontrolluar në vend. Ajo që kemi vënë re është shpërqendrimi i kultivimit të narkotikëve. Në zonat veriore është kultivuar më shumë lëndë narkotike në zona të thella e të vështira për t’u kontrolluar. Këtë viti janë konstatuar parcelë të vogla të mbjella me kanabis, por me bimë më të dendura”.

Oficerët italianë i kushtuar rëndësi të veçantë edhe goditjes së grupeve kriminale apo personave që bëjnë pastrim parash. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos