A2 ka zbardhur detaje të reja në lidhje me magazinën e drogës që u zbulua më herët gjatë së enjtes në fshatin Voskop të Korçës.
Sipas burimeve për A2, brenda në magazinë u gjetën 60 kg kanabis sativa dhe rreth 100 rrënjë në proces tharje.
Aktualisht për këtë aktivitet kriminal janë arrestuar 4 persona, teksa një tjetër është shpallur në kërkim.
3 gratë që u gjetën duke punuar në këtë magazinë droge u proceduan në gjendje të lirë. Ato ishin nga Cërriku dhe vinin në Korçë për të magazinuar sasitë e drogës.
Është duke u hetuar edhe mundësia e bashkëpunimit me grupe të tjera, pasi droga mendohet se sillej nga një qark tjetër dhe me pas përpunohej në magazinën e fshatit Voskop.
Policia dhe prokuroria kishte në përgjim disa javor dy prej pjesëtarëve të grupit. (A2 Televizion)