U vra në 2020, Prokuroria kërkon konfiskimin e mbi 2.5 mln euro pasuri të Ndue Gjergjit

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2024, 09:49 | Kronikë

U vra në 2020, Prokuroria kërkon konfiskimin e mbi 2.5 mln euro pasuri

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar këtë të hënë konfiskimin e pasurisë prej 2.5 milionë euro të Ndue Gjergjit, personazhit që mbeti i vrarë në një atentat në Laç, në maj të vitit 2020.

Atentati ndaj Gjergjit u realizua nga persona që ishin të veshur me uniformë policie dhe aty mbeti po ashtu i vrarë, edhe shtetasi Bujar Lika.

Sipas organit të akuzës është provuar se pasuritë e Gjergjit lidhen dhe rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

Prokuroria ka provuar se Gjergji ka qenë nën hetim në Holandë për veprën penale të ‘Pastrimit të parave’ ndërsa më parë ka qenë i arrestuar dhe i dënuar për drogë në Itali.

“Në kuadër të hetimeve mbi procedimin pasuror nr.03, të vitit 2023, në ngarkim të këtij shtetasi, rezultoi se i ndjeri ka qenë pjesë e një grupi kriminal i cili fushë kryesore të aktivitetit të tij kriminal kishte veprën penale ‘Trafikimit të lëndëve narkotike’ parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.  Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar, përsa i përket pasurive të shtetasit N.Gj. dhe familjarëve të tij, rezultoi se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se 13 pasuritë e paluajtshme i kanë fituar si rezultat i veprimtarisë  kriminale. Bazuar sa më sipër, prokuroria vlerësoi se pasuritë e tij dhe familjarëve plotësojnë kriteret e parashikuara nga neni 11 i ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 ″Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë″, pasi ekziston dyshimi i arsyeshëm se shtetasi N. Gj, ka qenë i përfshirë në veprimtarinë kriminale të veprës penale ″Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “Pastrimi i parave’”, thuhet në njoftim.

PASURITË E NDUE GJERGJIT:

1. Apartament me sipërfaqe 87.30 m2;

2. Apartament me sipërfaqe 87.30 m2; 

3. Apartament me sipërfaqe 87.30 m2;

4. Garazh me sipërfaqe 15.00 m2;

5. Garazh me sipërfaqe. 15.00 m2;

6. Garazh me sipërfaqe. 15.00 m2;

7. Garazh me sipërfaqe 15.00 m2,;

8. Apartament me sipërfaqe 617.84 m2;

9. Apartament me sipërfaqe 87.30 m2;

10. Njësi me sipërfaqe 45.21 m2;

11. Garazh me sipërfaqe 15 m2;

12. Garazh me sipërfaqe 15 m2; dhe

13. Apartament me sipërfaqe 99.70 m2. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos