
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Shijak.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kodër Shijak, shkruan A2, ku dy kushërinj janë konfliktuar me një 45-vjeçar, të cilin e kanë plagosur me armë zjarri.
Policia po kryen kontrolle intensive për kapjen e dy personave të dyshuar, ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 22:30, në lagjen Kodër Shijak, shtetasit I. F., 38 vjeç dhe D. F., 35 vjeç (kushërinj), janë konfliktuar me shtetasin D. Ç., 45 vjeç, dhe gjatë konfliktit 45-vjeçari është plagosur me armë zjarri dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po ushtrojnë kontrolle për kapjen e dy shtetasve I. F. dhe D. F.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti. (A2 Televizion)