Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal në aksin Fier-Levan

Nga Çaku Tafa
26 Shtator 2024, 11:39 | Kronikë

Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal në aksin Fier-Levan

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier-Levan në vendin e quajtur “Kthesa e liqenit” ku një automjet tip Wolsvagen ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga dhe ka përfunduar ne kanal, raporton A2.

Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal në aksin Fier-Levan

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur një patrullë e policisë dhe autoambulanca që kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit në spitalin rajonal të Fierit i cili ka marrë dëmtime të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetën .Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos