Makina përfshihet nga flakët në Pyllin e Sodës

Nga A2 CNN
23 Gusht 2025, 19:23 | Kronikë

Makina përfshihet nga flakët në Pyllin e Sodës

Një automjet është shkrumbuar pasditen e sotme në zonën e Pyllit të Sodës në Vlorë, duke vënë në rrezik edhe hapësirën e gjelbër përreth. Flakët u përhapën me shpejtësi dhe për pak çaste rrezikuan të përfshijnë masivin pyjor.

Në vendngjarje ndërhynë me urgjencë forcat zjarrfikëse, të cilat arritën ta vendosin situatën nën kontroll, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes, ndërsa ende nuk ka të dhëna nëse zjarri ka qenë aksidental apo i qëllimshëm.

Fatmirësisht nuk raportohen të lënduar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos