Një aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur pasditen e së mërkurës në aksin rrugor Korçë - Kolonjë, pranë fshatit Dvoran.
Një automjet ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar në anë të një kanali. Drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime ndërsa dyshohet se shkak ka qenë akulli në rrugë, shkruan A2 CNN.
Burime nga spitali bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po heton për shkaqet e aksidentit. (A2 Televizion)