Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Shën Pjeter të Fierit. Një banor i këtij fshati, 73 vjeç, teksa ka qenë duke lëvizur me biçikletë është goditur nga një automjet dhe si pasojë e përplasjes ka përfunduar në asfalt.
Pas njoftimit në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe një ambulancë e cila e ka transportuar të plagosurin në Spitalin Rajonal Fier ku po merr ndihmën mjekësore. Sipas burimeve, i moshuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)