Makina përplaset me motorin në Korçë, një i plagosur

Nga A2 CNN
24 Shtator 2024, 22:49 | Kronikë

Makina përplaset me motorin në Korçë, një i plagosur

Një aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e së martës në qytetin e Korçës.

Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:40, në rrugën "Viktor Eftimiu", ku motomjeti me drejtues shtetasin E. V., 37 vjeç, është përplasur me automjetin tip "Opel", me drejtues shtetasin S. M., 20 vjeç, shkruan A2 CNN.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos